SHERBIMET TONA
SHERBIMET TONA
Një nga objektivat kryesore të kompanisë është prodhimi i dezinfektantëve për ujin e pijshëm. Që nga viti i parë i investimit, përmirësuam teknologjinë dhe shitjen e kimikatëve, të cilat sot mbeten objekt kryesor i këtij aktiviteti.
Kapaciteti prodhues i produkteve kimike tejkalon 15,000 ton në vit. Kapaciteti i magazinimit është 1000 ton.
Transporti i të gjitha produkteve kimike kryhet nga automjetet e firmës, të cilat janë brenda të gjitha standardeve të kërkuara për transportin e lëndëve kimike. Paketa e mjeteve të transportit në kompaninë 2 AT Chemicals përbëhet nga 9 automjete, 4 prej të cilave janë automjete të specializuara për transportin e substancave të lëngëta dhe produkteve të cilat kërkojne kujdes të veçantë transporti, 3 mjete janë prej materiali celiku 316 dhe 2 janë kamionë bartës për materialet e ngurta.